Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në qeverisë serbe, Petar Petkoviq dhe ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kanë takuar përfaqësues të serbëve të Kosovës në Beograd.
Tema të këtij takimi kanë qenë, siç raportohet, situata politike dhe e sigurisë në Kosovë “në dritë të veprimeve të përditshme, të njëanshme dhe të dhunshme” që kryeministri “i ndërmerr para syve të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Zyra për Kosovën.
Më tej thuhet se serbët e Kosovës i kanë njoftuar Petkoviqin dhe Gjuriqin “për të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet populli serb” në Kosovë.
Në takimin e organizuar në prag të Kuvendit të Parë Gjithëserb, i cili do të mbahet të shtunën më 8 qershor në Beograd, delegacioni nga Kosova theksoi edhe vendosmërinë e palëkundur të serbëve për të qëndruar në Kosovë.
“Forca e unitetit serb ka qenë dhe do të jetë mburoja më e fortë dhe përgjigja më e zëshme për të gjithë ata që mendojnë se mund ta shuajnë shkëndijën e ekzistencës serbe dhe emrin e mbiemrin serb në zonën e Kosovës, por edhe kudo ku jeton populli serb, detyra jonë më e rëndësishme sot është të shpëtojmë popullin serb në Kosovë dhe në këtë kemi mbështetjen dhe angazhimin e fortë të shtetit tonë të Serbisë dhe presidentit Alleksandar Vuçiq”, citohet të jetë thënë në takim. /Klankosova.tv
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...