Serbët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga e ashtuquajtura Zyra Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nga sot mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.
Rregullorja për heqjen e vizave, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-sëë më 23 shtator hynë sot në fuqi.
“Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e njëzetë nga data e publikimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Kjo rregullore është plotësisht e detyrueshme dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në shtetet anëtare në përputhje me Traktatet”, thuhet në dokument.
Ambasadori i Serbisë në BE, ka thënë se ky është një lajm i mirë, sepse heq padrejtësinë dhe trajtimin diskriminues të BE-së ndaj serbeve të Kosovës. Ai ka thënë se ky vendim është rezultat i luftës diplomatike të zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë, raportojnë medisat serbe.
Rregullorja e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për amendamentet e Rregullores në lidhje me mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Administrata Koordinuese e Serbisë u nënshkrua më 18 shtator në Strasburg nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metzola dhe ministri për Çështjet Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së, transmeton RTK.
Më 6 mars Komisioni për Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian) caktoi eurodeputetin slloven nga radhët e Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve, Matjaz Nemec, raportues për largimin e regjimit të vizave për serbët e Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale.
Qeveria e Kosovës kishte thënë se Komisioni Evropian nuk e ka konsultuar dhe informuar në lidhje me propozimin për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë të cilët jetojnë në Kosovë.
Ekzekutivi e kishte konsideruar “shkelje të papranueshme të sovranitetit”, ndërsa i kishte bërë thirrje BE-së që pasaportat serbe t’i trajtojë si të paligjshme.
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024, kanë fituar mundësinë që të lëvizin pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian, por lëvizja e lirë pa viza nuk kishte vlejtur edhe për poseduesit e pasaportave ilegale serbe./rtk/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin