Mos aplikimi i asnjë kandidati të komunitetit serb për formimin e bordit për Trepçën ka bërë që ky kombinat të vazhdojë të mos funksionojë ashtu siç ishte paraparë, shkruan arbresh.info.
Kështu ka thënë për arbresh.info këshilltari për çështje ekonomike i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri.
Mos formimi i bordit po ndikon edhe në mos ristrukturimin e Trepçës, ani pse ligji për këtë të fundit është miratuar më tetë tetor të vitit 2016.
Shatri ka deklaruar se çështja e bordit është paksa e komplikuar por jo për shkak të neglizhencës por për shkak që synimi i Qeverisë është që të krijohet një bord i përbashkët për të dy pjesët e Trepçës si për atë jugore ashtu edhe për pjesën veriore.
“Konkursi që është shpallur për anëtarë të bordit kemi marrë oferta dhe kanë konkuru mjaft njerëz por mungojnë konkurrentë të komunitetit serb. Qëllimi jonë është që ta integrojmë Trepçën por integrimi nuk mund të ndodhë pa pas përfaqësues të komunitetit serb që e dominojnë pjesën e ndërmarrjes në veri. Kështu që jemi bllokuar deri sa ta gjejmë një zgjidhje si të bëjmë një lloj kombinimi pa i shkel rregullat por me qëllim të mirë një udhëheqje unike dhe një integrim të dy pjesëve të Trepçës dhe ky është problemi, nuk ka asnjë problem tjetër”, ka thënë Shatri.
E sa u përket deklaratave të përfaqësuesve të kombinatit Trepça që janë lodhur duke pritur që bordi të formohet Shatri ka pohuar se nuk po dëshirojnë t’i shmangen përgjegjësisë që e kanë si qeveri por janë duke kërkuar një rrugë se si të dilet nga kjo situatë.
I pyetur se kur pritet që të formohet ky bord ai ka thënë se nuk ka ndonjë datë të caktuar, duke shtuar se me zgjidhjen e problemit të temave të mëdha duke përmendur demarkacionin kjo çështje do të rregullohet.
Thotë se temat e mëdha janë në agjendë dhe fokusimi është aty.
“Ne e kemi qëllimin me zgjedh problemin e madh komplet në të dy njësitë që i ka, besoni që nuk ka asgjë tjetër, nuk ka që dikush është duke u shtyrë për ndonjë anëtarë të bordit asgjë tjetër , përveç këtij qëllimi që na ka dal dhe tash po e shihni që një pjesë të madhe të angazhimeve po e marrin temat e mëdha siç është demarkacioni që nuk po munden të shtyhen për shkaqe objektive për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend. Unë besoj që ka me u zgjedh kjo si të kalojnë këto vendimet e mëdha që lidhen me vendin si demarkacioni e që është në agjendë”, ka pohuar Shatri.
Që kur është miratuar Ligji për “Trepçën” në Kuvendin e Kosovës Qeveria e Isa Mustafës nuk kishte arritur që t’i formojë dy bordet, atë Mbikëqyrës dhe Bordin Menaxhues, pa të cilët nuk ka mundur të zbatohet ligji.
Bordet deri më tani nuk ka arritur t’i formojë as Qeveria e re e Republikës së Kosovës, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Kuvendi i Kosovës miratoi, më tetë tetor të vitit 2016 Ligjin për Trepçën, me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.
Me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e plotësuar, i cili ngjalli kundërshtimet e deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë, në sallë.
Ligji e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigandin./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...