Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka kërkuar që të qartësohet pozicioni i SHBA-ve ndaj Kosovës.
Drecun ka thënë se pozita e Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për Kosovën është e qartë por është e nevojshme që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta sqarojnë pozicionin e tyre.
Ai ka theksuar se pozicioni i SHBA-ve është vendimtar – nëse ata duan një zgjidhje kompromisi ose do vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Beogradit për ta njohur pavarësinë e Kosovës, përcjell lajmi.net.
“Në shikim të parë gjithçka është e qartë por konfuzioni publik po krijohet dhe po ushtrohet presion ndaj qeverisë në Beograd, ndërsa shqiptarët luajnë një lojë politike në linjë Haradinaj-Thaçi me qëllim të vonimit të dialogut”, ka thënë Drecun.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kohë që po kërcënon.
“Që nga krijimi i Ushtrisë së Kosovës kërcënimet po vazhdojnë si dhe përpjekjet për të vendosur kontroll në Trepçë dhe Gazivodë, po ashtu edhe në tërë veriun e Kosovës. Këtë gjë populli serb nuk do ta pranojë. Prishtina do të jetë në gjendje për t’i realizuar këto qëllime vetëm me dhunë dhe spastrim etnik, ose dëbimin e popullatës serbe në veri”, ka shtuar ai.
Drecun ka theksuar se këto qëllime duhet t’i parandalojë KFOR-i.
“Nëse dialogu do vazhdojë atëherë duhet të hiqet taksa doganore e vendosur nga Prishtina. Presioni i SHBA-së për këtë çështje nuk po mjafton. Presionet nuk janë të forta për këtë arsye kërkesa e tyre nuk po zbatohet”, ka përfunduar ai.
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...