Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili këtë javë ishte në vizitë zyrtare në Kosovë, tha se u zu në befasi nga ngjarjet e sotme në veri të vendit.
Ai tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti nuk është folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”.
Murphy tha se për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasë edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Just off the phone with @CounselorDOS re this troubling development. In my meeting Monday in Pristina w/ PM Kurti, he made no reference of a plan to access municipal buildings. As a friend of Kosovo, I am caught totally by surprise and he should end this provocation immediately. https://t.co/PfF1BaVNB1
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) May 26, 2023
Edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.
Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...