Google ADS

Senatori Menendez: Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë

21:25 | 7 Gusht 2023
E.G

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Menendez i është bashkuar politikanëve perëndimorë të cilët me anë të një letre, kanë kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit.

Përmes një postimi në Twitter, Menendez ka thënë se politika e perëndimit që e ka në qendër Beogradin, nuk mund të funksionojë, shkruan Arbresh.info.

”Jam krenar që bashkohem me Kryetarët transatlantik të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve, duke përfshirë aliciakearns MiRo_SPD @ChairOlek për të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë“, ka shkruar senatori amerikan./Arbresh.info

Lexo edhe:

Politikanët perëndimorë: Vuçiq po përshkallëzon tensionet me Kosovën

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme