Senatori amerikan, Chris Murphy, ka përmbledhur përshtypjet e tij për udhëtimin katërditor në Ballkan.
Prishtina është njëra nga qytetet e preferuara të Murphyt i cili vizitoi Kosovën para dy javësh së bashku me dy senatorë të tjerë (Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis).
Senatori demokrat e ka përshkruar udhëtimin e tyre në Prishtinë me dy detyra kryesore që kishin vizitën te civilët afganë në Bondsteel dhe dërgimin e mesazhit të fortë qeverisë së re të Albin Kurtit për rifillim të dialogut me Serbinë.
Murphy e quan kokëfortë qeverinë e Kurtit sa i përket vazhdimit të bisedimeve me Serbinë.
“Detyra jonë e dytë ishte t’i jepnim një mesazh të fortë qeverisë së re të Kosovës në takimet tona me presidenten e re Vjosa Osmani dhe aktivistin e kthyer në kryeministër Albin Kurti. Kosova do të dëshironte të anëtarësohej edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian, por që kjo të ndodhë Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje në të cilën njohin ekzistencën e shtetit tjetër. Një dialog drejt këtij qëllimi është në proces, por si qeveria serbe ashtu edhe ajo e Kosovës nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm dhe së fundmi qeveria e Kurtit ka qenë veçanërisht kokëfortë në vazhdimin e bisedimeve”, ka shkruar senatori amerikan./arbresh.info/
Each time I travel overseas, I write up a behind-the-scenes narrative, in an attempt to demystify diplomacy for folks who want more than just the soundbites and headlines.
Here is my report from my trip last week to the Western Balkans.https://t.co/B7uyXMTWTJ
— Chris Murphy (@ChrisMurphyCT) April 27, 2022
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën