Dy senatorët amerikanë, Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters, i kanë shkruar një letër sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken.
Senatorët në letër kanë thënë se Serbia po i diskriminon shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe kanë kërkuar që të hapë temat e çështjes së shqiptarëve në Luginë, në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.
Po ashtu kërkohet realizimi i planit shtatë-pikësh për të drejtat shqiptare në Luginë, i pranuar edhe nga Serbia që në vitin 2013.
Për këtë ka reaguar Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit Kosovës, Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila reagimin e senatorëve e konsideron shumë të rëndësishme për shqiptarët në Luginë.
“Në letrën drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, kërkohet që çështja e shqiptarëve të Luginës të trajtohet në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Aty potencohen faktet e diskriminimit shtetëror nga ana e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë pasivizimin e adresave, si metodë administrative e spastrimit etnik. Po ashtu kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh i miratuar nga ana e qeverisë së Serbisë më 4 qershor 2013”, shkruan Sinani.
Sipas senatorëve, ky plan është rruga diplomatike, zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, është çelësi për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.
Sinanit thotë se është historike, që për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore, teksa u shpreh mirë njohje të gjithve që kontribuan në këtë qështje./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...