Senati në Albany të New York-ut ndan mirënjohje për Policinë e Kosovës

17:25 | 13 Shkurt 2024
E.G

Senati në Albany të New York-ut ka ndarë mirënjohje për Policinë e Kosovës.

Kështu bëri të ditur policia përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook, shkruan Arbresh.info.

“Me datën 12 shkurt 2024, me rastin e gjashtëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, nga Senati në Albany-New York u nda mirënjohje për Policinë e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mirënjohjen në emër të Policisë së Kosovës e pranoi Kapiten Lulzim Krasniqi ndërlidhës në SHBA./Arbresh.info/

Të ngjashme