Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nesër do të mbajë mbledhjen e rregullt dhe në rend dite për diskutim janë 9 tema.
Si pikë e rendit të ditës është edhe marrja e vendimit për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës sipas propozimit të njësive akademike dhe pas shqyrtimit nga KQSD.
Senatorët do të shqyrtojnë raportin e Komisionit të Ankesave dhe Parashtresave të Senatit të datës 17 dhjetor 2018, ku mes tjerash do të shqyrtohen edhe ankesat sipas vendimeve të Inspektoratit të Punës për kandidatët Aida Loshaj dhe Milaim Sejdini nga Fakulteti i Mjekësisë, i cili u akuzua nga një specializante me pretendimin se u ngacmua seksualisht nga ai.
I kontaktuar nga KALLXO.com, avokati Durim Osmanaj ka thënë se Inspektorati i Punës ka vendosur që të aprovojë ankesën e profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Milaim Sejdinit.
Ai gjithashtu tha se në mbledhjen e nesërme të Senatit presin që të respektohet vendimi i Inspektoratit.
“Inspektorati ka obliguar UP-në që profesori në fjalë të vazhdojë me pozitën e profesorit të rregullt për lëndën Ortodonci klinike dhe gjenetike, urofaciale, konform nenit 14 të Statutit të Universitetit të Prishtinës dhe nenit 14 për Procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik.”, deklaroi avokati.
Ndërkaq, sa i përket çështjes së pretendimeve të specializantes, e cila kishte akuzuar Sejdinin për ngacmim seksual, avokati Osmanaj nuk pranoi që të komentojë.
“Nuk mund të flasë për këtë pjesë”, shtoi ai.
Në agjendën e kësaj mbledhjeje është edhe marrja e vendimit për aprovim dhe dërgim në Agjencinë e Kosovës për Akreditim për të akredituar programet në nivelin Master në Fakultetin e Filologjisë, në atë Filozofik dhe në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Senati pritet të votojë edhe për kërkesat për ratifikim të punimeve të doktoratës sipas raportit të KQSD-së për kandidatët e njësive akademike.
Po ashtu, pritet të shqyrtohen kërkesat për miratim të temës dhe aprovim të mentorit për kandidatët në studimet e doktoratës sipas raportit të KQSD-së për kandidatët nga njësitë akademike.
Përveç këtyre pikave, në mbledhjen e 10 janarit është paralajmëruar edhe implementimi i Udhëzimit Administrativ për gjuhët e huaja në programet e studimeve në ciklin e dytë dhe të tretë.
Është paraparë edhe shqyrtimi dhe marrja e vendimit për shpalljen e konkursit për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për semestrin veror për vitin akademik 2018/19 në disa njësi akademike të UP-së.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit