Google ADS

Senati i UP-së merr një vendim me rëndësi për studentët

14:46 | 22 Tetor 2020
Arbresh.info

Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e dytë të tyre për këtë vit akademik, ka vendosur në mënyrë unanime për uljen e kushtit për 10%, për kalueshmërinë e vitit 2019/20.

Parlamenti Studentor kishte pranuar qindra kërkesa nga studentët, që për shkak të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19, t’u bëhet e mundur një ndihmë e tillë që do t’i mundësonte të përfundonin me sukses vitin akademik 2019/20.

“Parlamenti Studentor i falënderon për mirëkuptimin Rektorin, Dekanët dhe të gjithë Senatorët e tjerë për mbështetjen unanime që i dhanë kësaj nismeje.

Kjo kërkesë është ekskluzivisht për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe vlen vetëm për vitin akademik 2019/20”, bëhet e ditur në njoftimin e Senatit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme