Në mbledhjen e Senatit amerikan të mbajtur më 26 korrik është miratuar marrëveshja për ekstradim mes Kosovës dhe ShBA-së, e cila ishte nënshkruar në Kosovë më 29 mars të vitit 2016 mes ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Marrëveshja e nënshkruar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka shfuqizuar marrëveshjen e mëparshme në mes të SHBA-së dhe ish – Mbretërisë së Serbisë, të nënshkruar rreth 100 vjet më parë.
“Senati pranon ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të nënshkruar në Prishtinë më 29 mars të vitit 2016”, thuhet në procesverbalin e Kongresit Amerikan me 26 korrik 2018.
Në vitin 2010, një panel prej tre gjykatësve të EULEX-it e kishte refuzuar një kërkesë të ShBA-ve për ekstradimin e Bajram Asllanit me dyshimin se ai ka kryer veprat penale të “ofrimit të përkrahjes materiale për terroristët”.
Presidentja Jahjaga pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje në vitin 2016 kishte thënë se Kosova e ka ndier mungesën e një marrëveshjeje të tillë.
“Deri më tani, përkundër bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet amerikane në fushën e sigurisë, mungesa e kësaj marrëveshjeje të ekstradimit ka qenë pengesë ligjore për përmbyllje të suksesshme të rasteve”, kishte theksuar Jahjaga.
Kjo marrëveshje sipas Jahjagës, dy shtetet i garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të të dyja vendeve do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë.
Marrëveshjen për ekstradim në gjuhën angleze, të nënshkruar mes Kosovës dhe ShBA-së mund ta gjeni këtu. /kallxo.com
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...