Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin e të akuzuarve për anëtaret e organizatës “Syri i Popullit”, shqyrtimi gjyqësor edhe pse i caktuar për ditën e sotme është shtyrë për ditën e hënë.
Kjo për shkak se anëtari i trupit gjykues Vesel Ismajli nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, prandaj seanca e sotme gjyqësore u ndërpre dhe e njëjta u caktua për ditën e hënë.
“Kryetarja e trupit gjykues i njofton palët e pranishme se gjykata nuk është në përbërje të plotë ngase gjyqtari Vesel Ismajli për çështje shëndetësore nuk ka dal në punë dhe pasi që gjykimi i radhës është caktuar për ditën e hënë me pamundësi objektive shqyrtimi ndërpritet dhe do të vazhdoj të hënën”, bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi Jashanica.
Ndryshe në seancwn e sotme ishin të thirrur të dëgjoheshin tre ekspertë sipas propozimit të avokates së Murat Jasharit, në gjykimin e të akuzuarve për anëtarët e organizatës “Syri i Popullit”.
Jashari, njëri nga të pandehurit e këtij rasti akuzohet në lidhje me sulmin që ndodhi ndaj avokatit Azem Vllasi, i cili ishte plagosur në mars të vitit të kaluar në afërsi të banesës së tij në Prishtinë.
Avokatja e Murat Jasharit, Fehmije Gashi– Bytyqi pretendon se i mbrojturi i saj veproi në gjendje të paaftësisë mendore dhe për këtë qëllim kërkon që Jashari të mos jetë pjesë e gjykimit por t’i nënshtrohet trajtimit.
Përveç Murat Jasharit dhe Bajrush Konjushës të akuzuarit tjerë të këtij procesi gjyqësor janë Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.
Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre më 28 shkurt.
Mbi 10 të akuzuarit rëndojnë vepra penale hakmarrje duke filluar ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...