Seminari i XVI-të Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shiptarë në Diasporë, i organizuar nga ministria e Arsimit në Kosovë dhe ajo e Shqipërisë këtë vit po mbahet në Vlorë.
Sipas njoftimit, ky seminar ka mbledhur 150 mësues nga vende të ndryshme ku jetojnë dhe punojnë, shkruan Arbresh.info.
“Në seminarin e këtij viti mësimdhënës shqiptarë nga diaspora do të kenë rastin që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe të diskutojnë rreth temës “Teori dhe praktika të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”.”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Arsimit.
Në hapjen e Seminarit, morën pjesë dy ministret e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi, të cilat janë zotuar se do të vazhdojë puna e përbashkët mes dy vendeve për ta mbështetur mësimin plotësues në diasporë me politika adekuate.
Nagavci falënderoi mësuesit shqiptarë në diasporë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të kaluar çdo vështirësi që fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë ta njohin gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë, në vazhdimësi janë të angazhuara për zhvillimin dhe avancimin e mësimit shqip në diasporë. Tashmë janë hartuar kurrikula të përbashkëta, ndërsa janë duke u hartuar tekstet e reja për mësimin shqip në diasporë.”, njofton Ministria./Arbresh.info.
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...