Nxënësit e klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.
Këtij testi do t’i nënshtrohen 26 mijë e 949 nxënës në të gjithë Kosovën dhe testimi do të filloj në orën 10:00.
Nxënësit do të kenë 100 pyetje, ndërsa ky test nuk ka kalueshmëri por që pikët të cilat i marrin do të jenë vendimtare për shkollimin e mëtejmë të nxënësve.
Në rast se nxënësit zihen duke kopjuar, do të kenë edhe sanksionim duke u larguar nga testimi. Për të monitoruar testimin MASHT, në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit, ka angazhuar 324 komisioner dhe 1 mijë e 123 administrues.
Të gjithë nxënësit që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë duhet të jenë në ora 9:00, në shkollat e tyre, pasi që testimi do të fillojë në ora 10:00. Ndërsa, testimi do të bëhet në 108 qendra testimi.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...