Zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj në seacën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rishikimin e buxhetit, ju ka thënë deputetëve se nuk po e dinë se çfarë është duke ndodhur me vendin.
“Kur po diskutojmë po më duket se po jetojmë në dy plantete të ndryshëm, ju më flisni për muze, për trashëgimi kulturore, për stadiume, për mjekë në shkolla kur ne i kemi mbyllur shkollat, more jeni krejt gabim”, ka thënë Selmanaj.
Sipas tij pikënisj e këtij buxheti ka ardhur për shkak të pandemisë, pasi sipas tij vendi është në një krizë metë cilën po ballafaqohet e gjithë bota.
“Në vend se të flasim për kërkesat e njerëzve për 170 euro, si me i trajtu rastet e reja sociale, ne flasim për muze e trashëgimi kulturore, kam përshtypjen që nuk jeni tu e ditë çka është tu ndodh në këtë vend”, ka thënë Selmanaj.
“Unë po ju them të kalojmë këtë rishikim sepse nuk jam i sigurt që kemi me arritur me u marr veq me rimëkëmbje ekonomike nëse vazhdon kjo gjendje e rëndë ekonomike. Nëse ne po kthemi me shiku çka po i mungon Kosovës në vitet e fundit e po harrojmë ku jemi”, u shpreh Selmanaj.
Ai tutje ka thënë se nëse e kalojmë këtë pandemi vitin tjetër kemi kohë të flasim edhe për zjarrfikës, për lumenj dhe për çerdhe.
Pas përfundimit të fjalës së Selmanajt ka reaguar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj.
“Sikur të ishit mërzitë për krizë e kishit miratu dje ligjin anti covid”, i ka thënë Osmanaj Selmanajt.
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...