Selmanaj: VV po bën lojë perfide për një grusht votash për zgjedhjet e ardhshme lokale

18:00 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj, nëpërmes një shkrimi në Facebook, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryesuesit të seancës së sotme, Adem Mikullovci, për të cilin thotë se nuk u dha hapësirë deputetëve të LAA’së për të marrë fjalën në Kuvend.

Selmanaj shkruan se dhënia e dy javëve shtesë për koalicionin PAN është krejtësisht e paarsyeshme sepse, sipas tij, ky koalicion ka pasur kohë për dy muaj që të vije me një propozim për kryetar të Kuvendit.

Ndërsa, akuzat e fundit të Vetëvendosjes kundrejt LDK’së ai i quan si tendencë të kësaj partie që të sigurojë vota për zgjedhje lokale. Si e tillë, për Selmanajn, VV nuk mund të jetë partnere e LDK’së dhe e vetmja shpresë për të dalë nga kjo situatë ai e sheh distancimin e AAK’së dhe Nimës nga PDK.

Ky është shkimi i plotë i Selmanajt:

Edhe sot qytetarët e vendit shikuan sesi është katandisur Kuvendi i Kosovës, ku politikajt e papërgjegjshëm e kanë shëdërruar atë në teatër me shfaqje tragjiko-komike.

PAN – pa fije turpi kërkon edhe 2 javë kohë shtesë. Për çka? Cila është arsyeja? Pse nuk i mjaftuan më shumë se 2 muaj e tash i kërkojnë edhe 2 javë?

Përgjigja është tejet e thjeshtë: Ata (PDK) frikësohen nga ç’pushtetizimi, ata frikësohen nga të zezat që ja bënë Kosovës nga vitit 1999, ata frikësohen se abuzimet e parasë publike do tu dalin sheshazi, ata frikësohen që shkatërrimi i pasurisë së Kosovës përmes procesit të privatizimit do ti dërgoj prapa grilave shumë nga ta, ata frikësohen se aura e pushtetit po perëndon dhe me këtë edhe perandoria kriminale do rrëzohet si piramida prej letre.

Po pse në këtë lojë hyn edhe VV? pse Albin Kurtin, sulmon Kryeministrin Mustafa? Pse VV përmes kryesuesit të Kuvendit (Adem Mikullovcit) nuk lejoj deputetët e LAA-së të flasin, kurse Kadri Veselin po? A jemi të gjithë deputet të barabartë sipas VV-së dhe Adem Mikullovcit, apo Kadri Veseli ka status special për VV-në?

Përgjigja edhe këtu është mëse e thjeshtë: VV po bën lojë perfide për një grusht votash për zgjedhjet e ardhshme lokale. Yryshja për pushtet i ka bërë hipokrit, perfid dhe irracional në qasje dhe veprime. Të tillët koketojnë edhe me djallin vetëm e vetëm për të marr një copë pushteti. Kjo ska fare të bëjë me ftesë për bashkëpunim reciprok e aq më pak për një aleancë qeverisëse për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj.

Edhe më tutje shpresë për daljen nga kjo krizë institucionale mbetet distancimi i AAK-së dhe Nismës nga PDK. Ky do ishte fillimi i fundit të krizës politike në vend. DS”.

TEMAT:DRITON SELMANAJ

Data: 24 Gusht 2017 17:40
Autori: GazetaExpress

Dënohet burri që shtyu gruan në vetëvrasje për shkak të virgjërisë

19 MINUTA MË PARË
Zyra e BE-së në Kosovë bën thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë

Përplasja Mikullovci-Pacolli: Çfarë i thanë njëri-tjetrit (VIDEO)

Lista e kandidatëve të VV’së për Kuvendin Komunal të Gjakovës

Milaim Zeka pyet Kurtin: Kur fole me Vuçiqin, Trumpin e Ramën?
Të tjera
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/selmanaj-sulmon-ashper-vv-ne-yryshi-per-pushtet-ju-ka-bere-hipokrite-dhe-perfide-424099/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme