Zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj ka thënë në Pressing të T7 se gjithmonë ka pasur rezerva se Vjosa Osmani ishte kandidatja me e e mirë për kryeministre të vendit. Ai tha se ka pasur dilemat e tij rreth lojalitetit të Osmanit drejt LDK-së.
Selmanaj tha se koha e dëshmoi se Osmani nuk ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe për LDK-në.
“Vërtetë LDK-ja ka mendu që mund të jetë zgjedhja më e mirë për LDK-në. Unë e them publikisht këtu që unë kam pasur rezerva që nga dita e parë që Vjosa Osmani mund të jetë kandidatja më e mirë për tu zgjedhur. Kam pasur dilemat e mija rreth lojalitetit të saj drejt partisë, kam pasur mendime të mija që lojaliteti i saj është shumë në pikëpytje në raport me partinë, me strukturat, me udhëheqjen, me ideologjinë, me programin me gjithcka tjetër”, tha Selmanaj.
Ai tregoi se kishte vrapuar dhe kishte lobuar për t’i siguruar vota Osmanit pavarësisht se kishte besuar se ajo nuk ishte kandidatja e duhur.
“Unë kam qenë prej njerëzve të rrallë në strukturat e LDK-së që kam thënë edhe hapur: po gabojmë që po e qesim këtë kandidate por është vendosur dhe e kam respektu, kam vrapu pas saj për të bërë vota sepse i tillë jam, i respektoj vendime e partisë. Unë nuk kam besu që zgjidhja me e mirë për Kosovën dhe për LDK-në është Vjosa Osmani, koha e deshmoj që unë kisha të drejtë. Në momentin e parë që i erdh mundësia u tregu lojal më shumë ndaj dikujt tjetër sesa ndaj partisë”, shtoi ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...