Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka pyetur pse duhet të votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat Qeveria e ka që nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011.
Ai në facebook ka shkruar se dirigjent i gjithë kësaj situate është Hashim Thaçi.
“Na kritikuan pse kemi thirr seancën e jashtëzakonshme për ta ndal Hashim Thaçin në zbatimin e projektit të përbashkët me Vuqiqin për pazare me territorin e Kosovës! E qfarë bënë “ komandantat”? U mobilizuan natën dhe thirren seancë tjetër të jashtëzakonshme… Pse? Për çka? Pse u dashka te votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat qeveria e ka që nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011. Përgjigja është dikun tjetër, më saktë në zyrën e Presidentit… Ai është dirigjenti i gjithë kësaj situate… i kap për hunde dhe i tërheq Limajn dhe Ramushin sipas nevojave të tij. Ai ka zor të madh sepse pas çdo takimi me Limajn e Ramushin ai duhet ta thrras për ti raportuar djalit jo problematik – mikut të tij Aleksandrit. Për ta ndal Hashimin, na duhet bashkim dhe mobilizim i të gjithëve, brenda dhe jashtë politike, brenda dhe jashtë institucioneve”, ka shkruar ai, duke shtuar se me shtetin nuk ka lojë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...