Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka prezantuar planin e Qeverisë për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimin, para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane.
Ai ka thënë se ky plan është dokumenti kryesor për agjendën evropiane, transmeton Arbresh.info.
Selmanaj ka pohuar se dokumenti është i harmonizuar me planin e punës së qeverisë dhe buxhetin.
“Programi është miratuar në qeveri dhe është dokumenti kryesor për agjendën evropiane. Ky program ka qenë i finalizuar në mars, mirëpo për shkak të ndryshimeve në qeveri është dashur të modifikohej dhe planin e punës së qeverisë dhe buxhetin për vitin 2020”, ka deklaruar Selmanaj.
Ai ka theksuar se programi parasheh objektivat për këtë vit. 206 masa përmban programi, 32 janë projektligje dhe të dy masat janë zbatuese.
“Dhe do të miratohen nga Kuvendi. Programi i MSA-së është në harmoni me planin e qeverisë. Rëndësia e zbatimit të tij është pjesa e marrëveshjes financiare për IPA. Ky është vitit i tretë sepse do të përfitojmë 0.4 milion euro. Ne jemi koshient për masat që i kemi vendosur vetes dhe do ti arrijmë obligimet tona. Në fusha tjera jemi të obliguar të vazhdojmë zbatimin e këtij program”./Ekonomia Online/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?