Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se qeveria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka shkelur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas shkeljes së kushtetutës.
Gjithashtu, Selmanaj tha se kjo qeveri ka filluar të vë në pikëpyetje edhe ndarjen e pushteteve.
“Vendimet që ka marrë kjo qeveri na kanë lëshuar në një rrafsh të cenimit të një demokracie funksionale në Kosovë. Madje, vuri në pikëpyetje edhe ndarjen e pushteteve”, është shprehur Selmanaj në emisionin Pressing të T7.
“Qeveria Kurti shkon edhe më larg, shkeli edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi shkeli kushtetutën”, thotë Selmanaj.
Tutje, Selmanaj tha vendimi i prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen do të vlerësohet si një nga vendimet më të mirra të marra ndonjëherë nga LDK’ja.
“Edhe pas shkarkimit të z. Veliu ne ia dhamë mundësin Kurtit. Prishja e koalicionit me VV’në do të vlerësohet si një nga vendimet më të mira të marra ndonjëherë”, ka thënë Selmanaj.
“LDK’ja e sjelle ndryshimin, VV ishte veç partner i preferuar”, shtoi Selmanaj.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç