Lidhja Demokratike e Kosovës ende shpreson në një marrëveshje me AKR’në. Deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj ka dekaruar se ende ekziston një marrëveshje e vlefshme parazgjedhore ndërmjet LDK-së, AKR-së dhe Alternativës, por tashmë është krijuar një situatë e re.
“Tash është një rrethanë e re, është një ngjarje e re që ka ndodhur brenda AKR-së. Në fakt, mbetet të shihet sesi do të materializohet në ditët në vijim. Por, përderisa nuk ka asgjë konkrete, ne akoma vazhdojmë t’i besojmë një marrëveshjeje, të cilën e kemi ndërtuar dhe uroj që ajo të respektohet nga të gjitha palët, deri në një situatë tjetër”, ka thënë Selmanaj për Evropën e Lirë.
“Për të dalë nga kjo krizë politike, të shkaktuar nga koalicioni i PDK-së, ne duhet të kemi një pajtim që do të dalë si rezultat i bisedimeve të brendshme që mund t’i kemi ne si koalicion, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që vendi të marrë drejtim tjetër, të kemi institucione dhe më pas të fillojmë me kryerjen e obligimeve kushtetuese”.
Sahin deklarohet para ndeshjes me Realin, flet edhe për fant...
Maqedonci: Nuk do të lejojë që dikush tjetër pos meje të jet...
Neymar rikthehet në fushën e blertë pas 370 ditësh
Rama fton të rinjtë “kurajozë” në PS: Politika, ...
Mustafa: LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse...
SHBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për U...