Selmanaj: LDK do ta rrëzoj këtë qeveri, zgjedhje të parakohshme në pranverë

11:33 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se LDK ka vendosur që të sillet me hipokrizi me ata që kanë të njëjtën sjellje.

Selmanaj tha në seancën e sotme të Kuvendit se LDK-ja ka me detyru Qeverinë aktuale të bie nga pushteti, shkruan arbresh.info.

“LDK ka me detyru shumë shpejt këtë Qeveru me ra prej pushtetit. Kjo Qeveri ka me u rrëzu për mungesë të vendimeve më të vogla dhe e vetmja zgjidhje ka me qenë që sa më shpejt me shku në zgjedhje të parakohshme e pse jo në pranverë”, ka thënë Selmanaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme