Google ADS

Selmanaj: Kosovës nuk i duhet një Qeveri e varur nga kryeministrat dhe presidentët e rajonit

12:15 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti i ri i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë sot se Kosovës i duhet një qeveri stabile e cila në asnjë variant nuk do të varej nga kryeministrat ose presidentët e vendeve të rajonit.

Këtë deklaratë, Selmanaj e bëri pak pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Kosovës i duhet një qeveri stabile e cila në asnjë variant nuk do të varej nga kryeministrat ose presidentët e vendeve të rajonit. Të mos kemi qeveri që me një telefonat nga shtetet fqinje të mund të shpërbëhet”, është shprehur Selmanaj.

Ai ka thënë se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ështe që të mos ketë asnjë komunikim me PDK-në.

“Ne duhet parë rolin e deputetëve në kontekstin e besimit. A e ka koalicioni PAN besimin e votuesve dhe të deputetëve të Kosovës. Nuk jam i sigurte që ata e kanë por mbetet të shihet. Ne po presim të krijohet mundësia kushtetuese që ka koalicioni PAN. Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është që në asnjë variant të mos kemi asnjë komunikim bile aty ku është PDK-ja”, ka thënë ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme