Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së tha se në vend se Kuvendi të diskutoj për problemet që kanë qytetarët ne po jemi të detyruar që të reagojmë fuqishëm nga skandalet që po na vijnë nga Qeveria dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Selmanaj e ka cilësuar si skandale dhe të turpshme nismën e 11 deputetëve të Kosovës që deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë hedhur gazë lotsjellës të falen.
Ai ka thënë se Grupi i LDK-së, nismën e tillë e vlerëson si të dëmshme dhe të pakuptimtë. Ne vlerësojmë de përmes kësaj nisme deputetët provojnë që të nxisin dhe të legjitimojnë.
“LDK kërkon nga deputetët që kanë nënshkruar këtë nismë të tërheqin nënshkrimet dhe t’i lënë organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre”, ka thënë Selmanaj.
Ai po ashtu ka thënë se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është e gabuar./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...