Google ADS

Selmanaj: Kërkesat e Vetëvendosjes të pabaza dhe me motive të ulëta – nuk i kam trajtuar seriozisht

21:04 | 3 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i ka vlerësuar aspak të drejta dhe se nuk i trajton seriozisht kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj tij, pas deklaratave për të pagjeturit.

Selmanaj në Rubikon të Klan Kosovës, u shpreh se kjo qasje e tyre është e pabazë dhe ka motive të ulëta politike.

”Normalisht që as që e kam trajtuar në kuptimin serioz kërkesën e kësaj partie politike, sepse është krejtësisht kërkesë e pabazë me motive të ulëta politike”.

”Që s’ka të bëjë asgjë me realitetin”.

”Vetëvendosje duket se ka mbetur pa kauzë politike, ose është mësuar që nga krijimi i kësaj lëvizjeje që të shpikë kauza të paqena”.

”E në mungesë të kauzave ata kanë kapur tashmë këtë temë kaq të ndjeshme”. /Arbresh.info/

 

Driton Selmanaj në Kuvend, reagon Saranda Bogujevci: Ky njeri s’ka fytyrë e as dinjitet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme