Në mbledhjen e sotme Komisioni për Legjislacion, e thirru për të shqyrtuar raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe Ministrat, si dhe planin e punës së këtij komisioni për sesionin vjeshtor, deputetët e pozitës dhe opozitës u përplasën mbi zhvillimet e fundit në vend.
Driton Selmanaj nga LDK, anëtar i komisionit, theksoi se Kuvendi ka humbur funksionalitetin për muaj të tërë.
“Janë 6 muaj që Kuvendi s’po arrin me ju kthye normalitetit ,është plan ambicioz por i parealizueshëm. Me i thanë Dejona Mihalit mos u merr as me KOST as me KEK as me Mimozen veç me komisionin e ligjeve nuk mund t’i kryej andaj ne mund të kalojmë edhe pa plan pune fare. Edhe mirë që është fundi i mandatit”, tha Selmanaj.
Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi, prezantoi draft planin e punës, duke theksuar se ai synon të përmbushë agjendën për këtë sesion, të fundit para zgjedhjeve
“Plani i punës reflekton në masë të madhe siç e dimë planin legjislativ se sa do të jetë e mundur të përmbushë asnjëherë nuk ka qenë në Asnjë sesion nuk është përmbushur në përpikmëri megjithatë është një punë orientimi për punën e komisionit”, thotë ai./Arbresh.info/
/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...