Google ADS

Selmanaj: Harxhuam tri vite duke i mbajtur qytetarët të izoluar

20:27 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se Vetëvendosja ose ka qenë e koordinuar me kryetarin e Kuvendit kur shkaktonte dhunë ose ia kanë frikën Haradinajt.

“Unë mendojs e nuk është asnjëra pro se VV po emancipohet. Këtu qëndron e gjitha. Kjo temë tash do të ishte harruar nëse e njëjta nuk do të bëhej temë politike. Po të kthehm në retrospektiv unë sot do të duhej të gjuaja ve. Të gjuaja gaz, do të sillesha në seancë të kuvendit me një shishe alkool dhe do të thosha që ëhtë çaj, do të fyeja kryetarin e kryeministrin. Pastaj do të futej kryeministri e më pas kryetari do t’i përzente nga salla. Pra do të mendonte çdokush që kjo ka qenë e koordinuar”, ka thënë ai.

Selmanaj ka thënë se kanë harxhuar tri vite duke mbajtur njerëzit e izoluar.

“Sulmuam polic, dogjëm institucione, sulmuam eskortën e kryeministrit, vëmë në pikëpyetje miqësinë me aleatët tanë, dhe ku jenmi sot. Para nesh kemi të njëjtën marrëvshje me çdo shkronjë e presje por ka ndryshuar vetëm kryeministri ku sot është Haradinaj i cili ishte ideator i kauzës së rrejshme që bënë atë kohë”, ka thënë ai duke shtuar se është për të ardhur keq që malazezët ua hapën sytë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme