Google ADS

Selmanaj: Haradinaj po mburret me punën e qeverisë së kaluar

19:12 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se Qeverisa Haradinaj është e dështuar. Sipas tij, kryeministri Ramush Haradinaj po mburret me vendime dhe punë të cilat janë realizuar nga qeverisja e kaluar.

Këto komente Selmanaj i dha sot në Info Magazine të Klan Kosovës, ndërsa shtoi se ka një paradoks me situatën e krijuar në Kosovë.

”Kjo qeverisje është e dështuar. Sepse mënyra se si është ndërtuar kjo qeveri është një klub njerëzish. Krejt çka kemi parë është që ai mburret me ato që kanë ndodhë, me marrëveshjen e fundit për kontratën”, ka thënë ai. ”Por mos të harrojmë se këto marrëveshje ishin punë e qeverisjes së Isa Mustafës. Të gjitha këto janë suksese të qeverisjes së kaluar. Çka ka qenë e arritur më e madhja e kësaj qeverie është se nuk po i dihet fundi i zëvendësministrave”./KlanKosova

Të ngjashme