Selmanaj e fton Shpend Ahmetin në LDK

22:16 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka ftuar Shpend Ahmetin, kryetarin e tanishëm të Prishtinës, që dha dorëheqjeje nga VV të bëhet pjesë e LDK-së.
Selmanaj ka thënë se kjo nuk është e pamundur, sepse shumë anëtarë të partisë FER i janë bërë pjesë e LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë personat që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj partie. Normalisht, që vija të kuqe kemi ndaj atyre njerëzve që kanë probleme me ligjin, e që Shpend Ahmeti nuk është njëri nga ata persona. Ka pasur raste kur kundërshtarë të tjerë të LDK-së, janë anëtarësuar në këtë parti, e kemi rastin e Alma Lamës. Prandaj, duhet mos të harrojmë se një numër i madh i ish-anëtarëve të FER-it kanë qenë të lidhur me LDK-në, por në fund kanë vendosur të bashkohen me VV. Është shumë logjike dhe racionale që ai të bashkohet në LDK”, ka thënë Selmanaj në Tv21.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme