Zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të votonte edhe kur kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Selmanaj gjithashtu ka folur edhe rreth marrëveshjes finale me Serbinë dhe vizitën e fundit të kryeministrit Avdullah Hoti në Francë.
‘’Brenda javësh do t’i identifikojmë dhe adresojmë dilemat e Francës për liberalizim vizash. Njohja reciproke, kushti i Qeverisë Hoti për marrëveshje me Serbinë dhe dialogu me Serbinë do të jetë aq transparent, sa nuk do të ketë vend për konspiracione’’, ka thënë ai.
Ndërsa për marrëveshjet tjera që duhet të votohen në Kuvend, Selmanaj qëndron skeptik kur vjen puna të Vetëvendosja.
“Dyshoj që edhe kur ta sjellim anëtarësimin në NATO, VV do të dilte kundër. Po e them si metaforë, kur po e shohim si po refuzojnë gjithçka”, shtoi Selmanaj.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin