Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka cilësuar si “një lajm shumë të mirë për Kosovën” nëse Qeveria Kurti do të binte sa më shpejt nga pushteti.
“Mendoj që do të ishte lajm i mirë për Kosovën nëse kjo Qeveri merr fund sa ma shpejt”, ka thënë Selmanaj për Ekonomia Online.
Deputeti i LDK-së shton se Qeveria Kurti është duke qeverisur me, siç e quan ai, arrogancë dhe padijeni.
“Do të ishte një lajm jashtëzakonisht i mirë për Kosovën nëse këta vendosin më i dhënë fund qeverisjes”, ka thënë tutje ai.
“Populli ka pasë nevojë ta sheh edhe VV-në në pushtet, mendoj që për një vit e ka pa dhe është bindë që këta janë të pa aftë për t’iu dhënë zgjidhje problemeve”, ka shtuar ndër të tjera përfaqësuesi i LDK-së në Kuvend./EO/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit