Mes çështjeve që preokupojnë politikën e sotme të vendit, është “Procesi i Vetingut” dhe “Byroja për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme”, për të cilat deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, vlerësoi si një nga problemet që po e preokupojnë shoqërinë tonë.
Duke qenë i një rëndësie të veçantë, nesër do të trajtohet si pikë e trajtimit në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë deklaruar se gjithçka është gati, që, sipas tyre, kanë marrë dritë jeshile nga Komisioni i Venecias.
Lidhur me këtë, deputeti Selmanaj, nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), tha se ekziston vetëm një të vërtetë, por se është çështje interpretimesh .
Ai në fillim theksoi se të gjitha partitë në Kosovë kanë deklaruar se në Kosovë ka nevojë për një reformë në drejtësi, që disa e quajnë “Vetting”, disa rishikim funksional i sistemit, etj, megjithatë ka një dakordancë se në vend ka nevojë për një reformë në Drejtësi.
“Tani ka disa iniciativa nga kjo qeveri që mendoj se nuk janë të konsultuara mirë apo sikur kanë filluar së prapthi”, deklaroi Selmanaj në “RTK Prime”.
Sipas tij, deri tani disa nga partitë politike kanë deformuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.
“Sistemi si i tillë nuk është i keqndërtuar në Kosovë, sepse kjo ka ardhur e importuar në vend nga ndërkombëtarët. Të dobët ose fragjil e kanë bërë njerëzit me integritet të ulët brenda këtyre institucioneve”, tha, mes tjerash, Selmanaj.
Më tej ai shtoi se nëse ka nga partitë politike në Kosovë, që kanë dëmtuar funksionaliteti e atij sistemi, tani LVV ka tendencë për deformim strukturor, me fjalë të tjera, për ta strukturuar ndryshe sistemin.
“Ideja për themelimin e një byroje për konfiskimin e pasurisë, ideja për ndryshime strukturore në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe ideja për “vetting”, sikur më kanë bindur se LVV ka ide që ta deformojë strukturalisht sistemin e drejtësisë.
Sipas Selamanajt, “Byroja” është një lloj organi paralel i drejtësisë në Kosovë që duket se ngjan më shumë në një mekanizëm persekutimi ndaj kundërshtarëve politikë, se sa ide për konfiskimin e pasurinë e paligjshme në Kosovë.
“Një person që merr mandatin me 31 vota në Parlament dhe të marrë të drejtën të përcjellë e kontrollojë këdo që dëshirona ai, pa konsultim a vendim të gjykatës, kjo të bën të dyshosh të shndërrohet në mekanizëm persekutimi”, tha, ndër të tjera, Selmanaj.
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...