Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se Kosova dhe Serbia do të përmbushin obligimet që do të vijnë pas njohjes reciproke.
“Jemi marrë vesh që të merremi vesh për gjithçka. Do të shkojmë prej njohjes reciproke dhe do të marrim secili obligimet reciproke. Asociacioni duhet të bëhet pasi jemi të obliguar. Në vitin 2013 dhe më pastaj më 2015 është nënshkruar dhe kemi obligim ta zbatojmë”, tha ai.
“Asosacioni do të bëhet, dikujt i pëlqej që ti japë epitete serbe duke e quajtur Zajednicë”, tregoi ai në emisionin DpT.
“Dekreti i statusit të Asosacionit do të shkojë në Kushtetuese. Pa thënë gjykata që është antikushtetuese ne nuk e largojmë. Atëherë shkuam në protesta masive dhe presidentja Jahjaga dërgoi në kushtetuese vetëm frymën kushtetuese pasi nuk mund gjykata të tregojë për marrëveshje ndërkombëtare. Prej aty do të punojmë ne“, përfundoi ai. /Express/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...