Google ADS

Selmanaj: Albin Kurti nuk është i gatshëm për demokraci

21:14 | 2 Prill 2020
L G

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka akuzuar Albin Kurtin si person që nuk pranon mendimin ndryshe.

Selmanaj, ka thënë se LDK nuk e dëshiroi prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen por se një gjë e tillë ishte domosdoshmëri për Kosovën.

Ai thotë se edhe LDK ishte për reciprocitet por kërkesat e SHBA-së gjatë procesit ndryshuan rrjedhën.

“SHBA e thanë çartë se taksa duhet të hiqet, ndërsa reciprociteti nuk duhet të vendoset. Ne nuk ke mi pasur rrugë tjetër, tha ai në “Debat Plus””.

Deputeti i LDK-së duke folur për përplasjet që rrëzuan koalicionin thotë se mendimi i Veliut ishte personal dhe nuk kishte të bënte me shkaktim paniku.

“Qeveria nuk ka të bëjë asgjë me gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendjen e jashtëzakonshme e shpall vetëm Kuvendi i Kosovës”.

Selmanaj thotë se Albin Kurti nuk është i gatshëm për demokraci parlamentare.

“Kurti nuk mund të punojë të tjerët, nuk mund të pajtohet me të tjerët dhe nuk mund të dëgjojë mendimin ndryshe. Tash kur po i del në rrugë dikush tjetër atë po e rrok një paranojë e pakuptimtë”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme