Në Bruksel tashmë kanë nisur takimet e kryeministrit Albin Kurti me kryediplomatin, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ndonëse takimet vijnë pas një periudhe të gjatë të tensioneve, deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka akuzuar Kurtin se po merr pjesë në dialog pa u koordinuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Në fjalën e tij të rastit në Kuvendin e Kosovës, deputeti Selamanj ishte kureshtar të dinte se cila është tema e diskutimeve të takimeve të sotme në Bruksel.
“Sot po ndodh një takim në Bruksel. Për çfarë po takohen këta njerëz, cila është tema e takimit? Janë miratuar tri rezoluta para dhe pas çdo procesi të dialogut të raportohet në Kuvendin e Kosovës. Ky takim a po bëhet me koordinim a pa koordinim? Përgjigja është që në koordinim me forcat politike të Kosovës jo, por në koordinim me kënd? ”, ka thënë Selmanaj./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League