Google ADS

Selimi: Zëvendëskryeminsitrit Hoxhaj po i duken si pako picash 205 mijë nënshkrimet e qytetarëve

19:05 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti nga VV, Rexhep Selimi në seancën ku po diskutohet për demarkacionin ka thënë se deputetët e dinë më së miri se çka mund të humb Kosova nëse ratifikohet kjo marrëveshje, por jo qytetarët.

“Ju që po kërkoni ta votojmë këtë e dini më se miri se çfarë po humb Kosova. Por ju e dini që marrëveshjet ndërkombëtare nuk ndryshohen njëanshëm. Mirëpo ju sot nuk votoni as për integrimin në BE, as për heqjen e vizave, as për raportin që LDK ka kërkuar të jetë si orientim. Ne sot këtu kemi një procedim për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe asgjë tjetër. Por, po të ishte që mund ta ndryshojmë njëanshëm një marrëveshje ndërkombëtare ne do ta bënim tek marrëveshjet tjera, por kjo nuk bëhet”, ka thënë ai.

Selimi ka thënë se zv.kryeministri Hoxhaj i kishte thënë se mos janë pako të picave, peticionet.

“Zëvendëskryeministri Hoxhaj më tha që i duken si pako picash peticionet që ia dërguar. Mirëpo këto janë nënshkrimet e 205 mijë qytetarëve. Ne nuk kemi të drejt të japim territor dhe unë e LVV e dimë që kjo marrëveshje është e keqe. Edhe ata që mendojnë se kjo marrëveshje është e mirë do të duhet a kishin dyshimin të paktën. Unë iu them kolegëve të mi mos na fyeni për të kamufluar diçka”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme