Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se veteranët nuk duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale por duhet t’i bojkotojnë partitë e tyre.
“OVL-ja, para se të kërkojë nga qytetaret që t’i bojkotojnë zgjedhjet, ata vetë duhet t’i braktisin partitë që ju kanë shërbyer verbërisht deri më sot“, ka thënë Selimi për arbresh.info.
Ai u ka thënë veteranëve se nëse janë të pakënaqur me gjendjen, atëherë ta ndryshojnë këtë me anë të votës.
“Nëse janë të pakënaqur me gjendjen atëherë le ta ndryshojnë këtë gjendje të rendë me votë. Bojkoti i zgjedhjeve nga veteranet nuk është zgjidhje e as e motivuar drejtë. Në ndërkohë udhëheqësia e OVL-se e ka kuptuar që për dallim prej tyre, veteranët e vërtetë nuk do t’ua mbështesin partitë e tyre edhe me tutje”, është shprehur Selimi.
Veteranët kanë paralajmëruar se nuk do të dalin të votojnë në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen me 22 tetor.
Ata, pos bojkotimit të zgjedhjeve kanë paralajmëruar edhe protesta pas datës 24 tetor nëse pagat e tyre nuk do të dalin.
Janë bërë tre muaj që veteranët nuk kanë marrë asnjë cent nga qeveria. Kjo e fundit u ka thënë se pagat do të dalin kur të miratohet në Kuvend Projektligji për Buxhetin./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën