Lëvizja Vetëvendosje shprehet e gatshme që ta formojë Qeverinë e ardhshme, pasi që konsideron se është partia fituese dhe i ka numrat për ta bërë këtë. Rexhep Selimi në një intervistë për KosovaPress thotë se VV është subjekti më i madh parlamentar, janë komod me numra dhe kohë dhe se janë të gatshëm ta formojnë Qeverinë.
“Tash dihet. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh parlamentar. Ka numrin e caktuar të deputetëve që i jap përparësi ndaj cilido subjekt tjetër politik. Rrjedhimisht në pritje të procedurave . Ne jemi gati për ta pasur mandatimin e kandidatit tonë për kryeministër dhe për ta bërë Qeverinë. Në këtë situatë kur koalicioni fitues PAN, nuk mund t’i siguroj numrat për ta bërë Qeverinë, rrjedh logjike është që ka pala tjetër. Pala tjetër është Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj në qeverisje. Kështu që ne jemi komod me numra, jemi komod me kohë. Po presim procedurat dhe po ashtu aq sa jemi komod jemi edhe të gatshëm për ta formuar Qeverinë e Kosovës.”, tha Selimi.
Selimi thotë se përveç PDK-së dhe Listës serbe nuk do të bashkëpunojnëas tani dhe as në të ardhmen, ndërsa të gjithë të tjerët mund të jenë partner me VV për ta formuar Qeverinë. Madje dhe LDK-ja për të cilën thotë se bashkëpunimi i VV me këtë parti, është rrjedhë logjike dhe se ky bashkëpunim nuk është kundërshtuar nga askush.“Cilido partnerë i cili nuk e mbështet në këtë rast PAN-in, përveç Listës Serbe, është partner i jonë i mundshëm …Bashkëpunimi me LDK-në është rrjedhë logjike. Ne nuk kemi bashkëpunim sidomos për këto zgjedhje, por dhe në të ardhmen dhe nuk do të vazhdojmë bashkëpunim me dy subjekte politike të caktuara. Me PDK-në dhe me Listën serbe, për qëllime gjithsesi të ndryshme. Me PDK në për shkak se e llogarisim si partinë përgjegjëse, e të gjithë të këqijave që ka pasur Kosova në qeverisjet e saj. Dhe me Listën serbe nuk bashkëpunojmë për shkak se ajo nuk re prezanton interesin e qytetarëve të Kosovës. Ajo që prezanton politikat e Serbisë në Kosovë. Kështu që në këtë ndarje mendoj që jemi shumë të qartë. Bashkëpunimi me subjekte tjera përveç PDK-së dhe listës serbe është një rrjedhë logjike. Pavarësisht spekulimeve në media, nuk ka pasur ndonjë kundërshti m askush, në një bashkëpunim në një bashkëpunim pas zgjedhor me LDK-në. Siç keni parë dhe ju në media kam parë edhe unë. Por të gjitha këto kanë qenë thjeshtë spekulime, s’kanë qenë përgjigjet e mia. Nganjëherë dhe është keqpërdorur lajmet e vitit 2004 dhe 2005. Kështu që ato nuk qëndrojnë”, tha ai.
Ndërsa thotë se nuk presin që presidenti t’ua jap mandatin si dhuratë, por se një gjë të tillë ua siguron Kushtetuta e vendit.
“Ne nga zyra presidenciale e Kosovës, nuk presim që ta jep mandatin si dhuratë. Ne mandatin na kanë dhënë qytetarët e Kosovës, ne mandatin na jap edhe Kushtetua e Kosovës. Ai vetëm duhet të zgjedh në mes të zbatimit të kushtetutës dhe kundërshtimit apo shkeljes së saj. Kështu nuk ka nevojë të jep ai si dhuratë. Këtë na ka e dhënë qytetari i Kosovës dhe ai vetëm duhet ta zbatoj kushtetutën. Sepse , ndonëse ka disa kompetenca në diskecion ,nuk është në diskrecionin e tij ta shkel kushtetutën dhe mos të zbatoj atë eventualisht. Prandaj ne jemi në pritje jemi komod . Në përgatitje, kemi një grup , grupin ma të madh në Parlamentin e Kosovës , subjekti më i madh politik. Nuk po sillemi me arrogancë as me prepotencë , as me eufori po vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi”, tha ai.
Selimi madje thotë edhe në rast se PAN-i do të arrijë t’i siguroj numrat, do të jetë në varësi të Listës Serbe gjë që sipas tij do të çojë në nënshtrim të kushteve të saj, duke hequr kështu dorë dhe nga themelimi i ushtrisë.
“ Një gjë nuk mund të mos e theksoj që në Kosovë sot janë dy pale, ku ndaj njëra tjetrës kanë përparësi respektivisht mangësi . Ndaj koalicionit PAN ne kemi përparësi për shkak se në kohën e themelimit të Qeverisë ne kohën e bashkëveprimit me subjekte të tjera për themelimin e Qeverisë nuk do të jemi në varësi të Listës Serbe. Gjë që tashmë ekziston ky fakt PAN-i edhe nëse do ti siguronte eventualisht numrat ndonjë numër nga koalicioni ose subjektet përtej PAN-i atëherë do të ishte në varësi të Listës serbe. Gjë që Lëvizja Vetëvendosje nuk është varësi të Listës serbe. Kjo shumë domethënëse, për shkak se në rastin e varësisë ndaj Listës serbe , cilido subjekt politik a koalicion që është në varësi të kësaj liste, do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet kushteve të saj. Pra kushdo që bënë koalicion me Listën serbe duhet të heqë dorë nga themelimi i Ushtrisë , si kusht i Listës s erbe dhe duhet të premtoj ta zbatoj “Zaejdnicën” po ashtu si kusht i Listës serbe. Kështu që këtë handikap nuk e ka Lëvizja Vetëvendosje, për shkak se edhe nuk bashkëpunojmë me Listën serbe, që është përfaqësuese e interesave të Serbisë në Kosovë. Po edhe në saje të numrave nuk e kemi një varësi të tillë. Por edhe po të ishim në varësi të tillë, ne nuk do ta bënim. Prandaj cilado Qeveri që themelohet në bashkëveprim me Serbinë dhe me Listës serbe, do të duhej paraprakisht të hiqte dorë nga themelimi i Ushtrisë dhe do të duhej paraprakisht të premtonte themelimin e “Zajednicës”. Pra ky është pozicioni jonë i favorshëm kundrejt koalicionit PAN ”, tha Selimi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...