Një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes janë regjistruar sot si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i këtij subjekti politik, Rexhep Selimi ka publikuar menjëherë pas regjistrimit një fotografi bashkë me deputetë të tjerë të VV-së duke pirë kafe, shkruan arbresh.info.
Komenti i tij në këtë foto ishte ironizues duke shkruar se vetëm Albin Kurti e Visar Ymeri nuk duken askund dhe duke ‘hedhur dyshime’ se mund të kenë shkuar tek PAN-i për t’ia bërë numrat për Qeveri.
I kontaktuar nga Arbresh.info për tu pyetur se përse Ymeri e Kurti nuk ishin bashkë me deputetët e tjerë të VV-së për tu regjistruar, Selimi tha se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë takimi të tyre.
Ai ka thënë se me foton që ka publikuar ka dashur të ironizojë dhe të krijoj pak humor për ta relaksuar skenën politike kosovare.
“Edhe ashtu 14 deputetë të VV-së nuk ishin sot për tu regjistruar, regjistrohen më vonë apo nesër. Ishte një fotografi, edhe komenti mu duk pak më relaksues, sepse ka nevojë pak skena mu relaksu edhe në këto përplasje politike. Nuk ka qenë takimi formal i kafesë, ishte takim i rastësishëm por në PAN nuk janë, atë e keni të sigurtë”, është shprehur Selimi duke qeshur./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...