Google ADS

Selimi: Thaçi po mundohet të krijojë mjegull për vendimet që i ka marr me Vuçiqin

18:25 | 4 Gusht 2018
V. S.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,  Rexhep Selimi ka thënë për “Zeri.Info”, së shkëmbimi i territoreve nuk është ide apo projekt i presidentit Hashim Thaçi, por sipas tij, presidenti  me këtë po tenton të krijojë mjegull në mesin e projekteve të dëmshme për Kosovën.

Sipas Selimit Kosova nuk do të duhet t’i shkëmbente territoret e veta, Mitrovica, Presheva, Medvegja e Bujanoci nuk kanë nevojë të futen në pazare me Serbinë.

“ Nuk bëhet fjalë as për ide as projekte të ndryshimit apo këmbim ë teritoreve nga ana e Thacit, bëhet fjalë vetëm  për tentim për ta krijuar një mjegull, në mesin  e projekteve të këqija tashmë nëshshkruara mes Thacit dhe Viciqit. Ideja e këmbimit të territoreve as nuk është project  i tij…  Kosova s’ka nevojë  t’i shkëmbej territoret e veta në territoret e veta  sepse edhe pjesa veriore e Mitrovicës edhe Medvegja, Presheva e Bujanoci janë troje shqiptare dhe nuk kemi nevojë as t’i fusim në pazare me Serbinë e rrjedhimisht as t’i këmbejmë”, tha Selimi.

Ai po ashtu ka pohuar se Thaçi dhe Vuçiq kanë bërë marrëveshje të tjera në dëm të Kosovës e që qytetarët e saj nuk i dinë, prandaj sipas tij ky është një manipulim i radhës nga Thaçi, për të cilin thotë së është bërë i rrezikshëm për Kosovën.

“Në anën tjetër krejt çka po bën Thaçi në këtë situatë është për të krijuar mjegull në një situatë që nuk ka të  bëj tash për tash me këmbim territoresh, por ka të bëj me  vendime shumë të këqija për Kosovën dhe vendime që tashmë  Thaçi dhe Vuçiqi kanë marrë  por qytetarët e Kosovës nuk i dinë.  Ky është një manipulim i radhës i Thaçit  i cili jo vetëm që është i keq për Kosovën por tashmë është vërtetuar që është edhe i rrezikshëm për Kosovën. LVV ka qëndrimet e saja dhe ato i ka bërë të njohura që nga fillimi, edhe tani që Kosova  nuk do të duhej të udhëhiqej nga persona të cilët  e kontestojnë pavarësinë e Kosovës duke negociuar me Serbinë”, përfundoi Selimi. /ZËRI/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme