Selimi: Thaçi ka rol kyç në prishjen e koalicionit qeverisës

00:52 | 21 Mars 2020
Trina Galanxhi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rol kyc në përgatitjen e planit për preishjen e koalicionit qeverisës në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Po, presidenti ka rol kyç në përgatitjen e planit. Plan që ka qenë fillimisht të mos ndodhë koalicioni, e pasi ndodhi koalicioni u shndërrua në tendencë për ta prishur koalicionin qeverisës”, është shprehur Selimi.

Por, Selimi nuk la pa e fajësuar edhe LDK’në për prishjen e koalicionit.

“Ky plan i Thaçit nuk do të realizohej pa gatishmërinë e aktorëve të tjerë, pa gatishmërinë e LDK’së nuk do të realizohej plani i tij”, shtoi Selimi

Prishja e koalicionit erdhi si rezultat shkarkimit të minsitrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliut, nga kryeministri Albin Kurti, pasiqë sipas tij, Veliu kishte përhapur panik në opinion lidhur me situatën aktuale të koronavirusit, dhe njëkohësisht kishte përkrahur propozimin e presidentit Thaçi për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Tutje, LDK’ja vendosi që pas këtij shkarkimi ta prishë koalicionin qeverisës duke ngritur mocion votëbesimi në Kuvend kundër Qeverisë Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme