Selimi takon kryesuesin e Këshillit Gjyqësor dhe Prokuroria, dakordohen për hartimin e një plani të veprimit

14:05 | 30 Nëntor 2020
M. A.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj dhe atë të Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni.

Sic ka treguar Selimi, focus I këtij bashkimi ishin disa tema, si Rishikimin Funksional të Sundimit të Ligjit, agjendën legjislative, finalizimin sa më të shpejt të procesit për themelimin e Gjykatës Komerciale, si dhe fillimin e punës së rishikimit të legjislacionit të sistemit prokurorial.

Tutje ai ka theksuar se janë dakorduar që të hartojnë planin e veprimit, i cili duhet të jetë gjithëperfshirës dhe i implementueshëm, përmes së cilit do të adresohen sfidat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme