Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me Ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin temë diskutimi ishte forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit midis dy vendeve, ecuria e reformës në drejtësi, si dhe veprimtaria e Ministrisë së Drejtësisë në veçanti.
“Selimi, në kuadër të takimit, ka përmendur edhe disa nga veprimet konkrete që lidhen me luftën kundër korrupsionit, finalizimin e Kodit Civil, rëndësinë e themelimit dhe funksionalizimit të Gjykatës Komerciale, si dhe krijimin e një paneli të veçantë në kuadër të kësaj gjykate, që do të trajtonte vetëm investimet e huaja.
Ambasadori Orlando vlerësoi nismat e ndërmarra nga ministri Selimi për reformimin e sistemit të drejtësisë. Ai u shpreh se Italia do të vazhdon të jetë krah Kosovës, duke ofruar mbështetje në forcimin e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.
Në vijim të marrëdhënieve të mira, ministri Selimi dhe Ambasadori Orlando ranë dakord për nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit për të vazhduar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve, sidomos në fushën e drejtësisë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...