Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, së bashku me zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, si dhe kryesuesin e grupit punues, Florent Spahija, kanë prezantuar raportin e Grupit Punuese për adresimin e sistemit të llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun në sistemin e drejtësisë.
Ministri Selimi tha se hartimi i këtij raporti është hapi i parë për krijimin e një sistemi të llogaridhënies në fushën drejtësisë, transmeton arbresh.info
“ Faleminderit që sot jeni këtu në lansimin e raportit për sistemin e llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun. Falënderoj zëvendëskryeministrin z. Selmanaj dhe kryesuesin e grupit z. Spahija por edhe anëtarët e grupit punues si dhe partnerët tanë ndërkombëtar për punën e bërë për hartimin e këtij raporti. Ky është vetëm hapi i parë për të krijuar një sistem më llogaridhënës dhe më të fortë për t’i mbrojtur prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm dhe për t’i larguar ata që nuk janë të ndershëm”, tha ministri Selimi.
Sipas ministrit Selimi, sistemi i llogaridhënies përfshirë edhe Vettingun, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe nuk duhet të bëhet politik.
“Nëse duhet ta kemi një sistem të drejtësisë së pavarur dhe llogaridhënës duhet të bëhet duke i përfshirë ata. Nuk duhet të bëhet politik sepse preferencat politike ndryshojnë përderisa sistemi i drejtësisë duhet të jetë permanent”, tha ministri Selimi.
Ministri Selimi tha se beson që në muajin janar të fillohet implementimi i njërit nga modaliteteve të dala nga raporti i Grupit Punues për sistemin e llogaridhënies.
Edhe zëvendëskryeministri Selmanaj, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, pritet që të vendos për njërin nga modalitetet që i janë ofruar në raportin e Grupit Punues.
“Neve na janë ofruar katër modalitete. Ne si Qeveri na mbetet të vendosim për njërin nga modalitetet që na është ofruar nga Grupi Punues, të zgjedhim njërin nga modelet që është më i përshtatshëm për Kosovën. Jemi të bindur që me modalitetin që do ta zgjedhim jemi të sigurt që po ju vjen fundi dembelëve brenda sistemit të drejtësisë, të korruptuarve dhe atyre që deri më sot kanë pasur një qasje të papërgjegjshme”, deklaroi zëvendëskryeministri Selmanaj.
Ndërsa kryesues i Grupit Punues nga KDI, Florent Spahija, tha se raporti i dorëzuar përmban katër modalitete që lidhen me llogaridhënien duke përfshirë edhe Vettingun.
“ Ekspertiza jonë dhe e grupi punues ka bërë që të vijmë me katër modalitete. Modaliteti i parë është Status Quo, ajo ku jemi deri tash e që po shohim që nuk ka as vullnet për të vazhduar. Janë edhe tri modalitete tjera, si ndryshimet ligjore, modaliteti i Vettingut të përhershëm dhe modaliteti gjithëpërfshirës që fillon menjëherë dhe kryhet pas pesë vitesh”, tha Spahija./arbresh.info/
Modalitetet e llogaridhënies mund ti gjeni në këtë link
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...