Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se me shqetësim ka pritur vendimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje nga përzgjedhja e anëtareve të rijnë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në një shkrim në facebook, Selimi ka thënë se Këshilli Prokurorial, është organ i pavarur dhe si i tillë duhet të reflektojë seriozisht në kritikat e partnerit tonë më strategjik, transmeton arbresh.info.
Sipas tij transparenca dhe shmangia e ndikimeve politike është e domosdoshme.
Postimi i tij i plotë:
ShBA-ja të mbetet partneri kryesor në fushën e sundimit të ligjit
Me shqetësim e kam pritur vendimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje nga përzgjedhja e anëtarëve të rinjë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Këshilli Prokurorial, është organ i pavarur dhe si i tillë duhet të reflektojë seriozisht në kritikat e partnerit tonë më strategjik. Transparenca dhe shmangia e ndikimeve politike është e domosdoshme. Politika duart larg drejtësisë! Falënderoj Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen në ndryshimin e ligjit që del nga Rishikimi Funsional, e i cili do të përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial në sistemin e drejtësisë.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë