Mediat e afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kanë publikuar lajmin kinse një grup i shqiptarëve po planifikon sulm kundër popullatës serbe të veriut, dhe se për këtë sulm janë siguruar edhe armë.
Por, burimet e arbresh.info brenda institucioneve të sigurisë e mohojnë një gjë të tillë.
“Disa arka me armë të humbura më parë në kazermën ‘Adem Jashari’ afër Fushë Kosovës, ka frikë se ato armë dhe municioni ka përfunduar në duart e grupit B13, e cila planifikon të nis një seri sulmesh kundër serbeve në veriun e Kosovës”, shkruan srbijadanas.com.
I pyetur në lidhje me këtë çështje ish anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK- Rexhep Selimi, ka thënë për arbresh.info se ky lajm i rrejshëm është iniciuar nga Lista Serbe, në kohë të fushatës elektorale për bashkimin e tyre.
“Serbia po vazhdon të ndërhyjë në Kosovë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha anët. Kjo mua më tingëllon si po duan t’i japin rëndësi bashkimit të Listës Serbe në kohë të fushatës elektorale. Këtë e kuptoj se është bërë në mbështetjen e Listës Serbe, sepse ata këtë listë e kanë krijuar, për të mbrojtur Serbinë. Kështu që krejt kjo është lajm i rrejshëm, që ndoshta nuk ka ardhur drejtpërdrejtë nga Serbia, por duhet të jetë iniciuar nga Lista Serbe. Problemet e partive politike me njëra-tjetrën në Kosovë, nuk do të duhej të na preokuponin shumë, por ajo që na preokupon neve, është që Serbia po vazhdon të ndërhyjë në Kosovë edhe përmes propagandave të tilla edhe na preokupon se serbët e Kosovës janë të atakuar me lajmet e tilla më shumë se qytetarët tjerë”, u shpreh Selimi për arbresh.info.
Lexo edhe: Serbia me “Fake News” frikëson serbët e Kosovës, nuk janë humbur armë në kazermën “Adem Jashari” : http://www.arbresh.info/lajmet/serbia-me-fake-news-frikeson-serbet-e-kosoves-nuk-jane-humbur-arme-ne-kazermen-adem-jashari/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...