Me ftesë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka raportuar para anëtarëve të këtij komisioni lidhur me agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2020 si dhe iniciativat e ndërmarrura gjatë mandatit të tij.
Ministri Selimi tha se agjenda legjislative e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2020, përbehet nga njëzet projektligje, njëzet akte nënligjore si dhe tri vlerësimeve ex post.
“Prej njëzet (20) projektligjeve, tanimë katër prej tyre i kemi aprovuar (javën që shkoj) në Qeveri dhe besoj që tashme janë sjellë në Kuvend, e që janë: Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës, Projektligji për Pronën Publike, Projektligji për Tokën Ndërtimore dhe Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës” tha Selimi.
Ministri poashtu iu ka bërë të ditur anëtarëve të Komisionit për Legjislativ se në proces të marrjes së deklaratave përkatëse, janë tri projektligje dhe një marrëveshje ndërkombëtare të cilat pastaj do të procedohen në Qeveri, ku përfshihet: Projektligji për Avokaturën Shtetërore, Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Projektligji për ndryshim plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale si dhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për ekstradim në mes të Republikës së Kosovës dhe Italisë për transferimin e personave të dënuar.
Ministri Selimi i ka përmendur edhe projektligjet të cilat janë në nivel të shqyrtimit në kuadër të grupeve punuese, përkatësisht në konsultime përkatëse për të cilat shumë shpejt do të fillon puna për hartimin e tyre përfshirë: Projekt kodin e Procedurës Penale, Projektligjin për Gjykatën komerciale, Projektligjin për Agjencinë Kundër Korrupsion, si dhe Projektligjin për deklarimin e pasurisë, Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, Projektligjin për ekzekutimin e Sanksioneve Penale si dhe Projektligjin për Shërbimin Korrektues dhe Shërbimin Sprovues.
Ministri poashtu ka bërë njoftuar se gjatë këtij muaji do të fillojë puna në hartimin e disa projektligjeve ku hynë; Projektligji për personat e zhdukur, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për Kompensimin e Viktimave të Krimit si dhe Projektligji për Evidencën Qendrore Penale.
Ndërsa Ministri Selimi, lidhur me aktet nënligjore, tha se nga gjithsej njëzet, katër nga to janë përfunduar. Ndërsa shtoi ai, se në proces të hartimit janë rregullorja për trajtimin e rasteve të sinjalizimit, si dhe udhëzimet administrative për tarifat për noterë, përmbarues privat dhe ndërmjetësues.
Sa i përket menaxhimit të gjendjes në institucionet Korrektuese, ministri Selimi tha se Shërbimi Korrektues ka qenë në koordinim të plotë me sistemin shëndetësor të burgjeve të cilët kanë qenë mjaftë efikas dhe kanë dhënë rekomandimet e duhura për menaxhimin e pandemisë të cilat janë zbatuar në plotëni.
Lidhur me procesin e Vettingut ministri Selimi tha se me qëllim që procesi të realizoj modalitetet përmes së cilave do të adresohet llogaridhënia përfshirë Vettingun, si i tillë duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe objektiv për të cilin duhet të ketë konsensus nacional.
“Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka votuar vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve në çështjet e reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun. Grupi gjithëpërfshirës ka një përbërje nga të gjithë hisedarët e drejtësisë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mekanizmave të sigurisë, dhe partnerëve strategjik, ShBA, BE, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Italisë dhe OSBE të cilët do të jenë në rolin mbështetës” tha Selimi.
Selimi theksoi se, si Ministër i Drejtësisë mekanizmin paraprak e ka konsideruar si mekanizëm politik dhe ka dashur që të bëj një mekanizëm gjithëpërfshirës ku hisedarët e drejtësisë do të kontribuojnë me idetë e tyre se si të bëhet Vettingu. Sipas tij, Vettingu duhet ta tërheq edhe bazën kah Rishikimi Funksional dhe duke i marrë parasysh rekomandimet nga partnerët strategjik.
Sa i përket krijimit të Gjykatës Komerciale, ministri Selimi tha se përmes saj do të themelohet një shtyllë e tërë e sistemit të drejtësisë e që është një punë shumë e rëndësishme.
“Lidhur me këtë e kam bërë një kërkesë që të bëhet një panel i veçantë që do ta bëjë gjykimin e investimeve direkte të huaja, pasiqë ky panel i veçantë do t’i mundësonte investitorëve të huaj që të kenë një siguri më të madhe juri dhe për këtë ka marrë përkrahje nga grupi punues dhe USAID”.
Ministri Selimi para anëtarëve të komisionit për Legjislacion tha se mbetet në dispozicionin për të ofruar sqarime lidhur me çdo aktivitet të tij si Ministër i Drejtësisë, qoftë rreth agjendës legjislative, menaxhimit me pandeminë, por edhe ndonjë çështje me interes për Komisionin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...