Selimi: Qytetari e ka përcaktuar qartë se kush duhet të jetë kryeministër

18:28 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Njëri nga njerëzit më me ndikim nga VV-ja, duke folur për koalicionin e mundshëm me LDK-në dhe kushtin e kësaj të fundit për postin e kryeministrit, tha se Albin Kurti është kandidati më i votuar për kryeministër.

Në një intervistë për televizionin Tribuna ai tha se është qytetari është ai i cili e ka përcaktuar shumë qartë se kush duhet të jetë kryeministër.

Selimi u ka bërë thirrje edhe AAK-së e Nismës që siç ka thënë ai ta “korrigjojnë gabimin që kanë bërë me hyrjen në koalicion me PDK-në. Nëse këtë nuk e bëjnë ua pafshin hairin”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme