Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka quajtur skandaloze dhe të papërgjegjshme deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, lidhur me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
“Sot dëgjuam jo veç deklarata të papërgjegjshme, por pothuajse secila deklaratë kishte një skandal brenda. Si mund të deklaroni si Ministër i Punëve të Brendshme, se atje qytetarët nuk janë të rrezikuar apo të shqetësuar apo akoma më skandaloze deklarata se situata është e qetë dhe nuk ka reagime të banorëve. Thua se ju problemin kryesor e keni shqetësimin e banorëve e jo futjen e forcave serbe në Kosovë”, ka thënë Selimi.
Selimi e ka pyetur Veliun nëse e di se ku i ka kufijtë Kosova, derisa e ka quajtur atë të paaftë dhe të papërgjegjshëm, raporton Express.
“Me aq sa dëgjuam, a do të thotë që Karaçeva si fshat i Kamenicës është Kosovë apo s’është.Sepse me aq sa pamë Policia nuk shkon. A ka shtet në Karaçevë. A është Karaçeva Kosovë a jo, dhe nëse është pse Policia e Kosovës nuk patrullon atje. A e din ku i ka kufijtë Kosova, meqenëse asnjëherë nuk iu referuat si kufi shtetëror. Herë iu referuat si vijë administrative, herë si vend i kontestuar e herë si kufi që nuk ekziston?”, ka deklaruar Selimi.
Deputeti i VV’së tutje e ka përmendur edhe shkarkimin e Veliut nga ish-kryeministri Albin Kurti, duke i thënë se është shkarkuar për shkak të paaftësisë.
“Për shkak të paaftësisë është shkarkuar, por tash po del që nuk ka kush e shkarkon. Megjithëse edhe kjo punë ka ilaç. Ta shkarkon shefin, sepse së shpejti edhe ti edhe shefi do të shkarkoheni”, ka thënë ai para deputetëve.
Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se kanë pasur disa kërkesa për KFOR’in sa i përket patrullimit të përbashkët me ushtrinë serbe në vijën kufitare.
Veliu ka thënë para deputetëve se kanë kërkuar nga KFOR’i që ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare.
“Kërkuam që sipas mundësive, ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare, si dhe që mundësisht të koordinohemi paraprakisht për aksione të tilla”, ka thënë ai, duke shtuar se në ditën kur janë filmuar pamjet, shmangia nga vija kufitare kishte ndodhur për shkak të reshurave.
“Gjatë këtyre aksioneve mund të ndodhë edhe shmangja nga vija e kufirit, si atë ditë që kishte pasur të reshura”, ka thënë ai.
“U potencua edhe bërja e gabimeve njerëzore. Shiu kishte krijuar përshtypjen se në atë ditë mashtronte vetëm një ushtri, ajo serbe, kur në fakt të pranishëm ishin edhe KFOR’i. këto patrullime ndodhin një muaj më herët dhe gjatë muajit ndodhin 25 të tilla, dhe një numër përafërsisht i njëjtë me palën kosovare”, shtoi Veliu.
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...